VIDEO/ “Burra m*ti”, serbi Vlahoviç tërbohet me tifozët e Venecias dhe përplaset me ata bardhezinj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2024 | 23:29

VIDEO/ “Burra m*ti”, serbi Vlahoviç tërbohet me tifozët e Venecias dhe përplaset me ata bardhezinj

Momente tensioni te Juventusi. Kjo gjë u pasqyrua edhe nga lojtarët në fushën e lojës. Sulmuesi serb Duzhan Vlahoviç, shënoi golin e barazimit në minutën e 95-të ndaj Venecias, në duelin që u mbyll me shifrat 2 me 2.  

SERBI

Mirëpo ylli i Juventusit nuk e menaxhojë aspak mirë situatën në fund të ndeshjes ku u fishkëllye nga tifozët miq. Vlahovic nuk i duroi dot kritikat dhe fishkëllimat duke i ofenduar tifozët rëndë me fjalën “Burra m*ti”. 

Për këtë situatë serbi u ndëshkua me karton të verdhë nga gjyqtari. Teksa në fund të sfidës, të pakënaqur me rezultatin mbetën edhe tifozët e Juventusit, të cilët i kontestuan lojtarët e tyre për barazimin. Nuk munguan momentet e tensionuara mes tifozëve të Juventusit dhe Vlahoviçit.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"