VIDEO/ Brahim Diaz i jep sinjal Ançelotit edhe si “9”, Reali mund Çelsin në miqësoren e fundit amerikane. Broja, as në stol
Real Madrid dhe Çelsi kanë mbyllur turneun e tyre veror në SHBA me një miqësore në Sharlot, kur në fund ka qenë skuadra e Karlo Ançelotit ajo që ka dalë triumfuese.
Një ndeshje ku ra në sy se me kthimin e Vinicius në fushë e lojës, Reali është shuam më i fortë në fazën sulmuese, ndërsa pret që skuadrës t’i bashkohet së shpejti edhe Mbape. Megjithatë, në miqësoren e luajtur mbrëmë, protagonisti ishte Brahim Diaz, i cili duke luajtur si “9” krijoi aksionin e golit të parë të shënuar nga Cebajos e më pas dyfishoi vetë shifrat duke çuar rezultatin në 2-0 pa u mbushur 30 minuta lojë.
Madueke shkurtoi diferencën për anglezët, por ata nuk kishin forcën për të shënuar një gol tjetër, duke bërë që takimi të mbyllej me rezultatin 2-1 për Realin. Duhet theksuar se në këtë ndeshje, trajneri Mareska nuk preferoi Brojën as në stolin e rezervave, duke lënë në tribunë sulmuesin shqiptar i cili shihet gjithnjë e më larg bluve londinezë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"