Postuar: Maj 20, 2023 | 14:04
VIDEO/ Bogdani arrin suksesin e parë, Palermo e të rinjve shpallet kampione në Itali
Një sukses fantastik për skuadrën e Palermos U-19, e cila u ngjit në Primavera 2 në Itali duke u shpallur kampione në ligën e saj.
Skuadra e Di Benedetos mundi Barin në finale me rezultatin 2-1, pasi në të parën kishin barazuar 1-1.
Pjesë e këtij klubi është dhe ish-sulmuesi i njohur i Kombëtares shqiptare, Erjon Bogdani.
Rekordmeni i golave me Kombëtaren ka rolin e shefit të zbuluesve për të rinjtë, duke treguar dhe njëherë që ka bërë punë të mirë për Palermon në këtë detyrë.
Ai e ka marrë këtë rol prej afro një viti dhe që në sezonin e parë ka ndihmuar Palermon për të gjetur talente që të ngjiteshin një kategori më sipër dhe për t’u shpallur kampion në Primavera 3.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"