VIDEO/ Barazimi ndaj skuadrës së Mujës kushton shtrenjtë, Muçi dhe Rashica me trajner të ri! Beshiktashi shkarkon Santosin
Barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Samsunsporit të Arbnor Mujës, i ka kushtuar shtrenjtë trajnerit të Beshiktashit, Fernando Santos, i cili së fundmi është shkarkuar nga klubi turk, kësisoj dy futbollistët shqiptarë, Ernest Muçi dhe Milot Rashica, do kenë tashmë trajner të ri.
“Ne kemi ndarë rrugët me trajnerin Fernando Santos. Falënderojmë Santosin për shërbimet e tij dhe i urojmë suksese në jetën e tij. Serdar Topraktepe do të jetë përgjegjës teknik i ekipit tonë të futbollit A deri në fund të sezonit”, thuhet në komunikatën e klubit turk.
Kulübümüzden Açıklama
Teknik Direktör Fernando Santos’la yollarımızı ayırmış bulunmaktayız.
Santos’a hizmetlerinden dolayı teşekkür eder, bundan sonraki hayatında başarılar dileriz.
Futbol A Takımımızın Teknik Sorumluluğunu sezon sonuna kadar Serdar Topraktepe yapacaktır.… pic.twitter.com/7ila8TdGHw
— Beşiktaş JK (@Besiktas) April 13, 2024
Fernando Santos kishte 16 ndeshje në krye të bardhezinjve, ku mori 7 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje. Vlen të theksohet fakti se nën drejtimin e Santos, si Muçi ashtu dhe Rashica ishin të dy titullarë të padiskutuar.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"