VIDEO/ Barazim me 6 gola, ngec Liverpuli i Slot! Siti rikthehet te fitorja, Çelsi feston me “manita”
U luajtën mbrëmjen e sotme, prej orës 20:30, katër duelet interesante të Premier Ligës, ku u shënuan në total plot 19 gola.
Kryesuesit e Liverpul, nuk shkuan më shumë se barazimi 3 me 3 në transfertë ndaj Njukastëll, ndërkohë që ka marrë fund, seria e gjatë negative e Sitit të Pep Guardiolës, që mbrëmjen e sotme mposhti Notingham Forestin me rezultatin 3-0.
Fitore spektakolare edhe për Çelsin në transfertë, me rezultatin 1 me 5 ndaj Ssauthamptonit të vendit të fundit.
Në duelin tjetër, Evertoni i Armando Brojës, shpartalloi me rezultatin 4 me 0 Uolves në debutimin e sulmuesit shqiptar me fanellën e skuadrës së Evertonit. Broja u hodh në fushë në minutën e 83-të kur rezultati ishte 4 me 0.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"