VIDEO/ Bakajoko dhe Dajsinani nxjerrin nga kriza Egnatian, gjen fitoren e parë të vitit në Superiore në fushën e Flamurtarit
Një gol i Bakajoko dhe më pas pritjet radhazi të Dajsinanit, kanë nxjerrë Egnatian nga kriza e rezultateve në kampionat në startin e këtij viti. Rrogozhinasit kanë fituar me shifrat 1-0 ndaj Flamurtarit, duke mos humbur hapin e ekipeve kryesuese të kampionatit.

Në një ndeshje ku ekipi vendas ishte më ngulmues, Bakajoko ia doli të shënonte në startin e pjesës së dytë e më pas rrogozhinasit, si rrallëherë u tërhoqën thuajse të gjithë në mbrojtje të rezultatit. Vlonjatët patën rastet e tyre për shënim, por kishin përballë Dajsinanin e pakalueshëm, i cili ruajti rrjetën e paprekur e kësisoj siguroi tre pikë të arta për ekipin e tij.
FLAMURTARI 0-1 EGNATIA
47′ Bakajoko
NGJARJET KRYESORE
90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Egnatias.
90’+5’ Rodrigues merr topin dhe provon me një gjuajtje nga distanca, duke mos gjetur portën vlonjate.
90′ Jepen 6 minuta shtesë.
87’-89’ Trashi vë këmbën keq në tokë dhe ka panik për vlonjatët pasi e ka të vështirë edhe të ecë ndaj lë fushën e lojës fillimisht, por pastaj zgjedh të sakrifikojë për të ndihmuar ekipin. (VIDEO)
85’ Veiga dhe Bintsuka lënë fushën e lojës për t’i bërë vend Oshafit dhe Bolzan te Flamurtari.
85’ Goditje dënimi e shkëlqyer e Trashit, por Dajsinani përsëri është i pakalueshëm. (VIDEO)
84’ Bintsuka del i dëmtuar nga fusha e lojës pasi nuk mund të vazhdojë më.
82’ Fangaj ndëshkohet me të verdhë për një ndërhyrje ndaj Bintsuka pranë zonës.
80’ Karton i verdhë për Poçin për vonesa loje.
80’ Kryeziu dhe Buriç hyjnë në fushën e lojës në vend të Bakajoko dhe Albaneze në radhët e Egnatias.
79’ Pas një tjetër goditje dënimi të harkuar në zonë nga vlonjatët, Maksuti gjuan me kokë pa gjetur portën e miqve. (VIDEO)
75’ Trashi harkon nga e majta, Peralta gjuan me kokë por Dajsinani bën një fluturim të rrufeshëm dhe devijon topin në shtyllë, duke shpëtuar portën e tij. (VIDEO)
74’ Edhe Xhemajli ndëshkohet me karton të verdhë.
72’ Peralta merr vendin e Todoroskit në radhët e Flamurtarit.
72’ Selmani dhe Alijev i lënë vendin Rodrigues dhe Sotës në radhët e Egnatias.
65’ Vlonjatët pretendojnë për penallti pas një gjuajtje me kokë e Bintsuka pas një goditje këndi, devijohet me dorë nga Fangaj. Hamiti bën shenjë që loja të vazhdojë me këndore, por pastaj pret një sinjalizim nga VAR-i që nuk e fton për të riparë episodin. (VIDEO)
64’ Kasa nis një top në thellësi për Maksutin, i cili shmang fillimisht Dajsinanin, por më pas nuk ia del të kalojë portierin i cili devijon në këndore. (VIDEO)
59’ Kasa debuton me Flamurtarin pikërisht ndaj Egnatias me të cilën u shpall kampion. Ai merr vendin e Ememe në fushën e lojës.
53’ Albaneze tenton supergolin nga distanca, topi kalon Aleksovskin por ndalet nga traversa e portës vlonjate. (VIDEO)
50’ Bakajoko ndëshkohet me të verdhë pasi ndal në mënyrë të parregullt një kundërsulm të Bintsuka.
47’ GOOOL EGNATIA! Ruçi shkëputet nga e djathta, harkon në zonë ku Bakajoko me kokë gjuan duke shënuar golin e avantazhit. (VIDEO)
46’ Gruda i lë vendin Ruçit në radhët e Egnatias në startin e pjesës së dytë.
45’+1’ Mbyllet pa gola pjesa e parë e ndeshjes.
45′ Jepet 1 minutë shtesë.
45’ Diavara provon me një gjuajtje nga distanca, sfera shkon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)
39’ Maksuti nga e majta shmang dy lojtarë dhe harkon në qendër, Bintsuka është i rrethuar nga lojtarët e rrogozhinasve edhe nuk devijon dot sferën.
36’ Bintsuka shmang përsëri Xhemajlin, duke provuar këtë herë nga jashtë zonës, teksa gjen një devijim që e dërgon sferën larg portës.
27’ Një harkim nga e djathta e sulmit të rrogozhinasve përfundon te Fernando i cili gjuan me kokë, por gjen përgjigjen e Aleksovskit. (VIDEO)
25’ Bintsuka nga e majta shmang Xhemajlin dhe gjuan, por nuk gjen portën e Dajsinanit. (VIDEO)
25’ Gruda provon nga një distancë e largët me një gjuajtje tokazi, sfera shkon jashtë portës. (VIDEO)
19’ Selmani nga e djathta mundohet të gjejë Grudën në shtyllën e dytë në të majtën, Pjeshka devijon në këndore. (VIDEO)
18’ Skuadrat janë shumë të kujdesshme në mbrojtje, duke nxjerrë në pozicion jashtë loje disa pasime të gjata drejt sulmit të kundërshtarëve.
16′ Pjeshka dhe Diavara ndëshkohen brenda pak çastesh me kartonë të verdhë.
12’ Todoroski hyn në zonë pas një kundërsulmi por nuk ia del të gjuajë siç duhet dhe fiton vetëm një goditje këndi.
7’ Ememe provon të hyjë në zonë nga e majta, Aleksi e ndal me një ndërhyrje të saktë duke i hequr topin nga këmbët.
5′ Ramani provon nga distanca. Goditja e tij përfundon larg kuadratit. (VIDEO)
1′ Nis ndeshja në Vlorë.
FORMACIONET ZYRTARE
Flamurtari: Aleksovski; Pjeshka, Ememe, Veiga, Trashi, Diavara, Bintsuka, Ramani, Todoroski, Skuadrone, Maksuti
Trajner: Françesko Moriero
Egnatia: Dajsinani; Alijev, Poçi, Xhemajli, Fangaj, Aleksi, Fernando, Selmani, Bakajoko, Albanese, Gruda
Trajner: Edlir Tetova
PANORAMASPORT.AL













