VIDEO/ Autobusi la në “baltë” Vllazninë! Thyhet hegjemonia, Kupa e Shqipërisë ka një fituese të re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2024 | 21:32

VIDEO/ Autobusi la në “baltë” Vllazninë! Thyhet hegjemonia, Kupa e Shqipërisë ka një fituese të re

Thyhet hegjemonia e Vllaznisë! Apolonia është skuadra fituese e edicionit të 15-të të Kupës së Shqipërisë për vajza, pas mundi në finale Partizanin me rezultatin 2-1.

APOLONIA

Pjesa e parë e takimit ishte shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin rrugën e rrjetës edhe pse nuk munguan rastet e pastra të shënimit.

Fraksioni i dytë nisi më mirë për Apoloninë që pas insistimit zhbllokoi takimin në të 64-ën me Nyabuto.

Pas shënimit të golit gjithçka ishte më e lehtë për Apoloninë që realizoi edhe të dytin me Klea Hamonikajn në minutën e 71-të.

Partizani u mundua të reagonte dhe në fundin e ndeshjes fitoi një penallti që u shndërrua në gol nga Mikaela Metalla. Në fund finalja u mbyll 2-1 për Apoloninë.

Në përfundim të ndeshjes, u zhvillua edhe ceremonia e dorëzimit të medaljeve dhe kupës nga Federata Shqiptare e Futbollit. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Bardhyl Jera, i dhuroi medaljet dhe Kupën e Shqipërisë vajzave të Apolonisë.

Apolonia fiton kështu për herë të parë Kupën e Shqipërisë dhe mbyll një cikël dominimi absolut të Vllaznisë që kishte fituar të gjitha edicionet e mëparshme. Shkodranet u eliminuan pasi humbën ndeshjen në tavolinë me Gramshin për shkak se nuk zbritën në fushën e lojës, si pasojë e një problemi me autobusin e skuadrës gjatë rrugës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"