VIDEO/ Atalanta e papërmbajtshme, skuadra e Gjimshitit likuidon Milanin dhe merr kreun e Serisë A
Atalanta e Berat Gjimshitit nuk ka të ndalur në Serinë A, teksa mbrëmjen e sotme regjistroi fitoren e 11-të në 15 javë, duke mposhtur Milanin me rezultatin 2 me 1. Një triumf i artë ky që ngjit bergamaskët përkohësisht në vendin e parë me 34 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Napolit që kanë një ndeshje më pak.
Golat e De Ketelare në minutën e 12-të dhe Lukman në minutën e 87-të, i dhuruan suksesin skuadrës së Gaspërinit, teksa golin e vetëm për Milanin e shënoi Morata në minutën e 22-të.
Kjo ishte humbja e katërt në kampionat për Milanin e Fonsekës, që e shikon veten në vendin e shtatë me 22 pikë. Duelin e radhës kuqezinjtë do e luajnë në “San Siro” ndaj Xhenoas, ndërkohë që kryesuesit e Atalantës, luajnë në transfertë ndaj Kaljarit të Alen Sherrit.
Për sa i përket Gjimshitit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare qëndroi në fushë 76 minuta, teksa më pas i la vendin Kosounout.
FT ATALANTA-MILAN 2-1
De Ketelare 12′, Lukman 87′ / Morata 23′
87′ GOLI I LUKMAN: VIDEO
23′ GOLI I BARAZIMIT I REALIZUAR NGA ALVARO MORATA: VIDEO
12′ GOLI I DE KETELARE: VIDEO
7′ GOLI I ANULUAR I MORATËS PËR POZICION JASHTË LOJE: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE:
Atalanta (3-4-2-1) – Karneseki; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Belanova, De Ron, Ederson, Ruxheri; De Ketelare, Pasaliç; Lokman. Trajner: Xhan Piero Gasperini.
Milan (4-2-3-1) – Menja; Emerson Rojal, Gabia, Çau, Teo Hernandez; Fofana, Reijnders; Musah, Pulisiç, Leao; Morata. Trajner: Paulo Fonseka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"