VIDEO/ Asnjë gjuajtje në portë, Interi vuan ndaj Leverkusenit! Skuadra e Xhakës i shkakton disfatën e parë në Champions
Interi pësoi humbjen e parë në këtë edicion të Champions-it, duke u mposhtur nga Bajern Leverkuseni i Granit Xhakës, me rezultatin 1-0, falë golit të shënuar nga Mukiele në minutën e 90-të.
Pas këtij triumfi skuadra gjermane ka parakualuar në renditje Interin duke u ngjitur në vendin e dytë. Për sa i përket ndeshjes pati një dominim të Bajern Leverkusenit në këtë përballje, me këta të fundit që shënjestruan 5 herë kuadratin e Zomer, ndërkohë që Interi nuk regjistroi asnjë gjuajtje në portë.
Trajneri Inzagi aktivizoi prej minutës së 66-të mesfushorin e Komëtares shqiptare, Kristjan Asllani, i cili nuk mundi të linte gjurmë. Vlen të theksohet fakti se goli i pësuar mbrëmjen e sotme ishte i pari për zikaltrit në këtë edicion.
Duelin e radhës Interit do e luajë ndaj Spartës së Pragës në transfertë, ndërsa Bajern Leverkusen përballet me Atletikon e Madridit në Spanjë.
FT BAJERN LEVERKUSEN-INTER 1-0
Mukiele 90′
KOMENTI LIVE:
Mbyllet sfida!
90′ GOOOL BAJERN LEVERKUSEN 1-0/ Shpërthen festa te vendasit që gjejnë avantazhin me Mukiele. (VIDEO)
85′ Interi kryen zëvendësimin e fundit, largohet Taremi, vendin e tij e merr Arnautoviç.
74′ Minuta mjaft të mira për Bajern Leverkusen që ushtron presion të vazhdueshëm në zonën e Interit.
66′ Inzagri kryen 3 zëvendësime largohet Fratezi, Çalhanoglu dhe Turam në fushë Barela, Asllani dhe Lautaro.
65′ Tah provon me një gjuajtje të befasishme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën (VIDEO)
56′ Zëvendësim te Interi, largohet Karlos Augusto, në vendin e tij futet Dimarko.
53′ Gjermanët e nisin vrullshëm edhe pjesën e dytë, duke iu afruar golit me Frimpong. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
33′ Vendasit kërkojnë faull në hyrje të zonës, pas rrëzimit të Virc, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari i cili vijon lojën (VIDEO).
29′ Harkim i Çalhanoglu nga e djathta, por Fratezi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, teksa gjuajtja e tij me kokë, shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
27′ Ndëshkohet edhe Karlo Augusto me karton të verdhë.
26′ Vendasit e Leverkusenit “flirtojnë” sërish me golin, gjuajtja e Palasios në hyrje të zonës përfundon ngjitur me traversën. (VIDEO)
25′ Hakan Çalhanoglu ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.
24′ Shans i artë për Interin me Darmian, mbrojtësi nuk koordinohet siç duhet brenda zonës, por gjyqtari sinjalizon pozicion jashtë loje. (VIDEO)
19′ Provon edhe Granit Xhaka, por tentiva e mesfushorit me origjinë shqiptare ishte qëndore dhe u ndal nga portieri Zomer.
10′ Interi kërkon të reagojë nga e djathta, por harkimi i Darmian, nuk gjen asnjë nga interistët.
3′ Shpërton për mrekulli porta e Interit, traversa i mohon golin e avantazhit sulmuesi Tella, pas një aksioni model të vendasve. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE
BAJER LEVERKUSEN: Kovar, Tapsoba, Tah, Hinkapi, Mukiele, Grimaldo, Palacios, Xhaka, Frimpong, Virtz, Tela.
Trajner: Çabi Alonso
INTER: Zomer, Bastoni, De Vraj, Bisek, Zielinski, Çalhanollu, Fratezi, Darmian, Karlos Augusto, Taremi, Turam.
Trajner: Simone Inzagi
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"