VIDEO/ Arbitri kryesor dhe anësori me dy vendime të kundërta, penallti qesharake në ndeshjen e U-21 mes Elbasanit dhe Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2024 | 23:45

VIDEO/ Arbitri kryesor dhe anësori me dy vendime të kundërta, penallti qesharake në ndeshjen e U-21 mes Elbasanit dhe Dinamos

Një penallti qesharake është akorduar dje në ndeshjen e grupmoshës U-21 mes Elbasanit dhe Dinamos. Sfida mori jetë në orën 13:30 në kompleksin “Shefqet Lamçe” dhe përfundoi me rezultatin 1 me 1, pas penalltisë që u kthye në gol nga Elbasani në minutën e 95-të.

ss

Kryesori Dashnor Veizaj pati mendim të ndryshëm me asistentin e tij për rastin në fjalë. Kjo pasi anësori dha faull në favor të mbrojtjes së Dinamos, ndërsa kryesori e gjykoi për penallti.

Protestat nuk munguan, madje as kartonët e verdhë, ndërsa Orges Hida e mori përsipër nga Elbasani dhe e ktheu në gol penalltinë. Pas vërshëllimës së fundit, sërish te arbitri pati protesta të shumta nga ana e dinamovitëve, që lidheshin me gjykimin.

Pas katër ndeshjeve të luajtura, Elbasani U-21 dhe Dinamo U-21 ndajnë vendin e fundit të renditjes me nga dy pikë.

Penalltia e akorduar: (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"