VIDEO/ Arbër Hoxha protagonist me asist, por kampionët e Dinamo Zagrebit harrojnë të fitojnë në kampionat
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha, u bë protagonist me asist te kampionët e Dinamo Zagrebit, në barazimin 1-1 të arritur ndaj Slaven Belupos në javën e 16-të të kampionatit kroat.
Pas një krosimi nga e djathta, Hoxha shërbeu saktë me kokë në minutën e 23-të për Kacavendën, që nuk fali duke kaluar përkohësisht në epërsi vendasit. Ndërkohë që minutën e 56-të, Slaven Belupo u kundërpërgjigj me Grgiç i cili shënoi golin e barazimit.
Kjo ishte ndeshja e katërt radhazi pa fitore për Dinamon e Zagrebit në kampionat. Kampionët duket se janë futur në një krizë rezultatesh. Diferenca me kryesuesit e Hajdukut të Splitit tashmë është ngushtuar në 6 pikë, me këta të fundit që kanë edhe një ndeshje më pak.
Për sa i përket Arbër Hoxhës, sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 75 minuta. Për të ky ishte asisti i parë në këtë sezon, ndërkohë që ka shënuar edhe 2 gola në 14 ndeshje të aktivizuara.
ASISTI I ARBËR HOXHËS: VIDEO
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"