VIDEO/ Açerbi iu bë makth gjatë ndeshjes, Haland e mbyll me të shara për fanellën me mbrojtësin: Ik q**
Ndeshja e mbrëmshme mes Mançester Sitit dhe Interit vuri përballë Erling Haland me mbrojtjen e hekurt të zikaltërve dhe këta të fundit ia dolën të mbanin nën kontroll gjigantin norvegjez i cili e kishte nisur në një formë të shkëlqyer këtë edicon. Ai rrallëherë u shfaq rrezikshëm para portës pasi u kontrollua mirë sidomos nga dyshja Açerbi-Bastoni.
Dhe në fund të ndeshjes, teksa lojtarët po takoheshin në mesin e fushës pas vërshëllimës përfundimtare, ai u pa teksa kishte një bashkëbisedim të ndezur pikërisht me Açerbin. Ky i fundit i kërkoi fanellën Haland, që ta kishte kujtim dhe duket se norvegjezi me shumë humor pranoi.
Por kur Açerbi i bëri shenjë me gishta se kërkonte dy të tilla, atëherë Haland i lëshoi një të sharë në anglisht “ik q**”, por duke qeshur, si për të lënë të kuptohej se po pranonte këtë kërkesë të mbrojtësit italian.
Francesco Acerbi wanted not one, but two shirts off Erling Haaland after the game 🤣👕
📺 @tntsports & @discoveryplusUK pic.twitter.com/Y0suFRk8Sb
— Football on TNT Sports (@footballontnt) September 18, 2024
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"