“Vëzhguesi po hante drekë”, reagon shefi i vëzhguesve të arbitrave pas akuzave të Burrelit: Ja e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2022 | 13:54

“Vëzhguesi po hante drekë”, reagon shefi i vëzhguesve të arbitrave pas akuzave të Burrelit: Ja e vërteta

Akuzat për gjykimin dhe zyrtarët e ndeshjes Flamurtari-Burreli, kanë sjellë reagim të menjëhershëm nga shefi i vëzhguesve të arbitrave në FSHF. Administratori i klubit matjan, ankohej për mungesën e vëzhguesit për gati 45 minuta në Vlorë, ndërsa shprehimisht thoshte:

Collage Maker-17-Nov-2022-10.12-AM

“Mbase po hante drekën e radhës…” Kaq ka mjaftuar që Petrit Brahja të flasë për “Panorama Sport” dhe hedh poshtë këtë variant. Ai sqaron se Simon Qurku ka qenë gjatë gjithë 90-minutëshit të atij takimi në stadium.

“Nuk është e vërtetë që vëzhguesi ka munguar në 45 minuta. Ai ka qenë i pranishëm në tribunë gjatë pjesës së parë, ndërsa të dytën e ka ndjekur poshtë në fushë, në pankinën e zyrtarëve të ndeshjes.

Shkak u bënë ofendimet dhe tensioni i krijuar nga tifozët e pranishëm në tribunë. Dhe kjo lëvizje është konform çdo lloj rregulli”, deklaroi shkurtimisht shefi i vëzhguesve të arbitrave pranë federatës.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE:

“Grabitës me uniformë”, shfryn administratori i ekipit të Kategorisë së Parë: Vëzhguesi i arbitrave hante drekë… (VIDEO)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"