Vetëm njëri “kalon klasën”, vlerësimet e futbollistëve të Milanit në sfidën ndaj Romës
Milani u skualifikua nga Liga e Europës, duke humbur edhe ndeshjen e kthimit me Romën. Ja notat e futbollistëve kuqezinj në këtë sfidë.
MENJA 5.5 – Nuk ka çfarë bën tek gola dhe shkarkon nervat me shokët.
KALABRIA 5.5 – Pioli e kërkon thuajse mesfushor, por kapiteni nuk gjen kurrë pozicionin e duhur dhe në shumicën e kohës është problem taktik. (Nga 46′ Reijnders 5.5 – Bën sa mundet, por regjia dhe vizioni nuk janë pika e tij më e fortë).
GABIA 5.5 – Humb duelet fizike më sulmuesit rivale, gabon në rëndë në golin e dytë dhe vetmja meritë është goli i nderit. Që gjithsesi vjen tepër vonë.
TOMORI 5 – Benaser e tradhton, por edhe një mbrojtës që pretendon fanellën e Anglisë duhet të lexojë më mirë disa situata. Edhe ai ngel në klasë.
HERNANDEZ 5 – Qasja është më shqetësuese se kontributi. Pa dëshirë dhe pa asnjë shenjë kampioni.
MUSAH 6 – I vetmi që arrin të shpëtojë nga shëmtia e pjesës së parë. Pioli i kishte dhënë një pozicion çlirues, por ekipi nuk e shfrytëzoi. (Nga 69′ Florenci pa notë – Hyn me sfidën e vendosur dhe e vetmja gjë që do të mbajë mend janë vërshëllimat e romanistëve.)
BENASER 4.5 – E pabesueshëm, megjithatë ia del të bëjë edhe më keq se në ndeshjen e parë. Dy gabime të tij në fazë pa top dhe skuadra e pëson. Nuk arrin kurrë të gjejë një manovër të saktë. (Nga 40′ Joviç 5.5 – Armë e dëshpërimit, por as ai nuk ia del të lërë gjurmë).
PULISIÇ 5 – Nuk bën asgjë për të ndihmuar dhe ka kurajë të protesojë për zëvendësimin. Ndeshje për t’u harruar. (nga 69′ Okafor 5.5 – I “infektuar” nga shokët, vuan të gjejë ritmin në një sfidë pa ritëm. ).
LOFTUS-ÇIK 5.5 – I rrezikshëm në disa raste, por edhe tepër jashtë konteksti në shumicën e kohës. (Nga 46′ Çukvueze 6 – Fakti që është i vetmi që arrin të trembë disi Romën ka shumë kuptime. Jeni të liri të zgjidhni se cili.)
LEAO 5 – Ndoshta jo shumë keq, megjithatë shumë pak. Fakti që kujtohen më shumë gabime se sa zgjedhje të duhura do të thotë diçka apo jo?
ZHIRU 4.5 – Nata e fundit në futbollin europian përfundon me një grykashkë të vendosur nga Smollingut.
PIOLI 4 – Kush dëmton veten, le të vajtojë i vetëm. Mbyt Milanin me idetë e tij dhe nuk arrin të gjejë një lëvizje të saktë taktike. Akoma më e rëndë është humbja e duelit me një koleg që ka vetëm 17 pankina në Serinë A.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"