Vetëm një dilemë para transfertës së Laçit, ja si pritet të rreshtohet Dinamo
Për ndeshjen e sotme me Laçin, skuadra kryeqytetase me shumë mundësi do të zbresë në fushë me të njëjtin formacion që fitoi në Shkodër.
Prapavija nuk ndryshon, me Meksin dhe Lorran nga krahët, si dhe dyshen Dita-Aliji në qendër. Dilema e vetme mund të jetë në mesfushë për trajnerin Ilir Daja, i cili në Shkodër aktivizoi Karambën në formacion.
Toli dhe Gudiabi duken të sigurt në mesfushë, ndërsa lojtari i tretë mund të jetë Qefalija. Vendimi përfundimtar do të merret pas stërvitjes së sotme. Për sulmin situata është qartë, pasi Mandela dhe Bregu do të mungojnë sërish për shkak dëmtimi.
Nigeriani në fakt ka nisur vrapimet, por nuk mund të jetë gati në kohë për Laçin. Ndoshta do të kthehet javën e ardhshme ndaj Tiranës. Treshja e sulmit në ndeshjen e nesërme me Laçin pritet të jetë me Vilën, Nanin dhe Zabërgjën. Mungesë tjetër është ajo e Muzek, kurse Hoxha mund të jetë në stol.PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"