Vetëm Alban Hoxha mbi 100 ndeshje me të kuqtë, maqedonasi Atanaskoski në pritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 24, 2025 | 22:30

Vetëm Alban Hoxha mbi 100 ndeshje me të kuqtë, maqedonasi Atanaskoski në pritje

David Atanaskoski pret të shtunën, që t’u bashkohet lojtarëve me mbi 100 ndeshje te Partizani. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut firmoste në vitin 2022 te “demat”, për të qenë pjesë e rëndësishme në skuadrën që fitoi titullin. Më pas kontribuoi edhe në edicionin 2023/24 ku ekipi humbi finalen për titullin kampion.

3-ALBAN-HOXHA-BEKON-SHEHIN.-KAPITENI-I-BINDUR-ME-99-JEMI-KAMPIONE-770x431

Pas disa muajsh shkëputje, u kthye te Partizani sërish këtë vit. Dhe tashmë duket se ka sërish besimin për vendin e titullarit. Nëse Atanaskoski luan të shtunën ndaj Egnatias, atëherë do e ketë ndeshjen e tij të 100-të zyrtare me fanellën e Partizanit.

Në kontingjentin aktual, vetëm Alban Hoxha numëron më shumë paraqitje. Gardiani dhe kapiteni i të kuqve numëron plot 359 ndeshje. Atanaskoski bie në sy si një mbrojtës, që te Partizani asnjëherë nuk e ka provuar golin e kuq. Dy gola dhe tre asistime ka regjistruar gjatë minutave që ka fituar. Lojtarë më të mëdhenj në moshë se Atanaskoski janë Hoxha, Viktor Da Silva dhe Vusal Isgandarli.

PANORAMASPORT.AL