Vetëm 6 humbje në 50 ndeshje, Tajson tregon boksierin e vetëm që mundi të përballonte grushtet e tij
Majk Tajson zhvilloi gjithsej 58 ndeshje profesioniste si boksier ndërmjet viteve 1985 dhe 2005 në një karrierë që zgjati tre dekada dhe arriti në një përfundim kur i afrohej ditëlindjes së tij të 39-të.
Në atë kohë, Tajson arriti 50 fitore dhe vetëm gjashtë humbje, me 44 fitore befasuese me nokaut teksa demonstroi fuqinë e tij në ring. Evander Holifild mposhti Tajson dy herë në vitet ’90 në humbje të njëpasnjëshme, ndërsa britaniku Lenoks Ljuis e mposhti “Iron Mike” në një përballje të 2002-shit.
Baster Dagllas, Deni Uilliams dhe Kevin MekBrixh ishin tre boksierët e tjerë që e mposhtën Tajson në karrierën e tij profesionale. Por asnjë nga këta të tre, as Holifild apo Ljuis, nuk u emëruan nga Tajson si kundërshtari që mund t’i përballonte grushtet e tij.
Ky vlerësim shkon për Zhoze Ribaltan, me të cilin Tajson u përball në ndeshjen e tij të 26-të në moshën vetëm 20-vjeçare në gusht 1986. Tajson e fitoi atë përballje me një nokaut teknik në raundin e 10-të.
Tajson zbuloi se Ribalta ishte i vetmi boksier që ishte në gjendje të përballonte grushtet e tij pasi ai beson se kundërshtari kishte mjekrën më të hekurt dhe ishte më i forti me të cilin u përball.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"