Vetëm 11 minuta në fushë, sulmuesi shqiptar përplaset me portierin kundërshtar dhe ndëshkohet me karton të kuq
Elbasan Rashanit i ka zgjatur vetëm 11 minuta qëndrimi në fushë në ndeshjen e kësaj të diele ndaj Brestit. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, u inkuadrua në fushë në minutën e 76-të, ndërsa u përjashtua me karton të kuq në minutën e 87-të të ndeshjes që skuadra e tij Klermonti e zhvilloi ndaj Brestit.
Me të kuq në minutën e 87-të u përjashtua edhe portieri kundërshtar Marko Bizot, pas përplasjes që patën. Duket se të dy lojtarët u tradhtuan nga nervat, ndërkohë që më pas vlen të theksohet se ata u pajtuan dhe dolën nga fusha të përqafuar.
Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, teksa ishte e vlefshme për javën e 21-të të Ligue 1 të Francës. Klermonti i Rashanit është në vendin e fundit me 16 pikë, kurse Bresti në pozitën e tretë me 37 pikë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"