Veselinoviç: Bylisi është skuadër e mirë, por ne duhet të vazhdojmë përpara…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2024 | 12:31

Veselinoviç: Bylisi është skuadër e mirë, por ne duhet të vazhdojmë përpara…

Partizani do të sfidojë Bylisin në transfertë nesër dhe në prag të kësaj sfide trajneri i të kuqve, Aleksandër Veselinoviç ka dalë në konferencën e zakonshme për mediat.GJK_9049-900x600“Çdo ndeshje që vjen është e ndryshme. Egnatia renditet pas nesh. Ne duhet të mendojmë vetëm përpara. Jam i sigurtë që do të luajmë ndaj një tjetër skuadre shumë të mirë. Përpara një jave ata arritën 3 pikët ndaj Vllaznisë. Kanë dhuruar paraqitje mjaft të mira ndaj Egnatias, Vllaznisë. Ndeshjen e fundit me Elbasanin në pjesën e parë ata ishin në avantazh 1-0, por më pas u ndëshkuan me karton të kuq. Kushtet e fushës së tyre janë disi të veçanta. Fakt është që ne ndryshojmë fushën nga bar artificial në bar natyral. E theksoj që janë një skuadër e mirë, por ne duhet të mendojmë për veten tonë. Si gjithmonë na duhet përqendrim dhe të fokusohemi në idetë tona.

Si është gjendja e skuadrës?

Veselinovic: Sot kemi për të zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore. Disa lojtarë janë në dyshim, gjithsesi vetëm pas stervitjes do të kem ide më të qarta kush do të jetë gati për nesër.

Objektivi i Partizanit ndaj Bylisit..

Veselinovic: Si gjithmonë. Ne kemi ambicjet tona , të jemi të qartë, duhet të jemi në nivelin e klubit dhe emrit Partizani kjo është ajo që synojmë”, përfundoi ai

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"