Verilindorët marrin disi veten dhe shpresojnë të dalin nga situata. Kukësi, cinik me kundërshtarët e fundit të tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2024 | 14:50

Verilindorët marrin disi veten dhe shpresojnë të dalin nga situata. Kukësi, cinik me kundërshtarët e fundit të tabelës

Duket se Kukësi po e merr veten pak e nga pak nga ato rezultate zhgënjyese të javëve të fundit. Pas barazimit në Burrel, tani erdhi edhe fitorja, duke marrë tri pikët në Shijak përballë Erzenit vendas.

kukesi

Një fitore mjaft e rëndësishme, sepse i mban ende blutë në rangun e skuadrave që tentojnë të jenë në “mesin e artë” të tabelës dhe t’i largohen përkohësisht vendeve të fundit. Një fitore karakteri e djemve të drejtuar nga Emiljano Çela, gjë që vetë tekniku ua ka kërkuar shpesh lojtarëve që stërvit, duke dikur se është një skuadër e përbërë kryesisht nga djem të rinj dhe pa eksperiencë. Paraqitja dhe rezultati i marrë në Shijak tregoi se Kukësi me rivalët që në letër janë pak a shumë të njëjtë, di të tregohet cinik edhe të marrë maksimumin.

Në fakt, ndaj shijakasve blutë kanë marrë gjashtë pikë të plota dhe janë këto dy fitoret ato që në një farë mënyre nuk e kanë lejuar që të rrëshqasë në vendet e fundit në renditje. Blutë e konsiderojnë ndryshe edhe si fitoren e shpresës këtë ndaj Erzenit, pasi tani i marrin pushimet më të qetë për të përgatitur ndeshjet e radhës që do të kenë, ku dihet që kampionati sa vjen edhe bëhet më i vështirë. Para nisjes të kampionatit, verilindorët kanë në mes edhe kupën, aty ku përballë do të kenë skuadrën e Pogradecit. Një sfidë mes rivalësh në kampionat, që me siguri blutë do ta shohin edhe si një mundësi për të avancuar më shumë në Kupë.

VLADIMIR MEMA -PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"