Veprimi epik/ Mbape luan vetëm 45 minuta ndaj Monakos, ylli francez e ndjek pjesën e dytë në praninë e… nënës
Monako dhe PSG ndanë pikët në takimin e vlefshëm për javën e 24-ët të Ligës 1. Pavarësisht tentativave të shumta nga të dyja skuadrat, ndeshja e luajtur në “Stade Louis II” përfundoi me barazimin 0-0.
Sa i përket Kilian Mbape, francezi e nisi sfidën nga minuta e parë, por luajti për vetëm 45 minuta, pasi u zëvendësua pas pushimit mes pjesëve.
Interesant është fakti se pas zëvendësimit, Mbape, zgjodhi të mos qëndronte në stol, teksa vendosi të ngjitej në tribunën qëndrore për të ndjekur pjesën e dytë të duelit që nuk prodhoi gola.
Ky vendim i Mbapesë bëri edhe xhiron e rrjeteve sociale, në momentin që ylli francez u kap nga kamerat teksa e ndiqte ndeshjen nga tribuna në krahët e nënës së tij dhe jo nga stoli.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"