Postuar: Gusht 4, 2024 | 19:52
Vendos goli i sulmuesit nigerian, Tirana thyen Vorën në miqësore
Tirana ka mposhtur Vorën me rezultatin 1-0, pasditen e sotme në testin miqësor të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Pogradecit. Golin për bardheblutë e Bledi Shkëmbit e shënoi sulmuesi nigerian Abel Abah në pjesën e parë, ndërkohë që fragmenti i dytë i sfidës nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat.
Me këtë miqësore, klubi i Vorës, që militon në Kategorinë e Parë, i ka dhënë fund fazës përgatitore të zhvilluar në qytetin e Korçës dhe Maliqit. Në dy miqësoret e tjera të zhvilluara ndaj Skënderbeut dhe Flamurtarit skuadra e Bellait kishte arritur të triumfonte, teksa kjo ishte humbja e parë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"