Postuar: Shtator 27, 2023 | 14:45
Vendimet e Disiplinës/ Gjoba për Skënderbeun, Elbasanin e Flamurtarin, një skuadër përjashtohet nga Kupa dhe në sezonin e ardhshëm
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF-së ka nxjerrë vendimet e saj të fundit ku duket se e kanë pësuar shumë klube dhe lojtarë.
Skënderbeu, Elbasani, Burreli dhe Flamurtari janë dënuar me gjobë për sjellje të gabuar të tifozëve do të paguajnë gjobë për dëmet e shkaktuara.
Gjithashtu skuadra e Maliqit është përjashtuar nga Kupa e Shqipërisë për shkak se braktisi ndeshjen me Delvinën dhe gjithashtu nuk do të jetë pjesë e këtij kompëticioni as sezonin e ardhshëm.
VENDIMET:
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
- AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- KF Burreli, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Zyrtari i FC Besa, Romeo Bishdili, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje të dhunshme ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shënkollit, Kristjan Ceku, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KSSH Veleçiku, Amarildo Kacaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Zyrtari i KS Besëlidhja, Alket Kruja, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Shkumbini, Redin Malaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
- Lojtari i KF Shkumbini, Geri Selimaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
- Lojtari i KF Shkumbini, Renato Toromani, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 2 (dy) javë pezullim nga te gjitha veprimtaritë.
- Lojtari i KF Tirana U-17, Murselo Dërvishi, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Dinamo City U-17, Dion Cara, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i Shkëndia TR U-17, Enoklid Rajta, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- Lojtari i KF Vllaznia U-17, Ersid Valikaj, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (kater) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
- KF Maliqi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për turin e parë paraeliminator të Kupës së Shqipërisë, kundër FK Delvina, në bazë të nenit 16/1 të KDE dhe nenit 36/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe përjashtohet nga gara për sezonin aktual si dhe atë pasardhës të Kupës së Shqipërisë.
- Celjen e hetimit disiplinor per aktivizimin e mundshem nga KF Apolonia U-19 te lojtareve qe nuk kane te drejte te luajne, mbi bazen e ankeses se FC Internacional Tirana U-19.
- Celjen e hetimit disiplinor per deklaratat e publikuara ne media nga FC Besa ne perfundim te ndeshjes kunder FC Korabi.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Valbona, Mateus Levendi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Pogradeci FK, Kevin Myslimi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"