VENDIMET/ Displina shton listën e dënimeve, përjashton 8 persona nga stadiumet. Mes tyre edhe një femër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2024 | 14:52

VENDIMET/ Displina shton listën e dënimeve, përjashton 8 persona nga stadiumet. Mes tyre edhe një femër

Komisioni i Disiplinës në FSHF nuk është kursyer me dënimet që ka dhënë këtë javë, duke rreshtuar një sërë përjashtimesh dhe pezullimesh.

komisioni-disiplina-fshf

 VENDIMET

1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

Florian Mehdi Karaj

Klodian Selim Stafuka

Flogerta Abdulla Liçi

Aurel Hysni Balla

Kristian Alket Abazi

Rebato Mrishaj

Xhevahir Granit Rama

Orgest Edmond Muja

2. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

3. KF Tepelena, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Tretë, kundër KF Albpetrol, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

4. Zyrtari i KF Tepelena, Ilir Selimi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

5. Zyrtari i KF Egnatia, Alban Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

6. Pranimin e kërkesës së KS Besëlidhja për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin David Marku në zbatim të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"