Vendi i fundit në renditje, shefi i Turbinës premton: Me Burrelin vjen kthesa
Turbina po vijon përgatitjet intensive për takimin e fundit të këtij viti kalendarik. Të mërkurën presin në “Nexhip Trungu” Burrelin dhe llogaritë bëhen vetëm me fitoren.
Vendi i fundit rëndon, ndaj drejtuesit duan kthesën. Këtë e thotë edhe shefi i klubit të cërrikasve.
Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, Engjëll Belshi është shprehur: “Kemi lënë pas humbjen me Skënderbeun. Nuk duhet të mërzitemi, pasi kemi shumë takime të tjera përpara. Të mërkurën presin në fushën tonë Burrelin dhe do t’i mundim me çdo kusht. Them kështu pasi nuk kemi rrugë tjetër, pasi vetëm kështu mund t’i largohemi fundit. Shpresojmë shumë të rikuperojmë argjentinasin Gonzales, që na bën punë të madhe. Pjesa tjetër e skuadrës është OK, nuk kemi asnjë problem qoftë dëmtim apo skualifikim. Përballja me veriorët është finale dhe shumë jetike, kështu që nuk na lejohet në asnjë mënyrë hapi fals. Për fat, kemi edhe tifozët në krahë”.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"