Vëmendja kalon tek Egnatia, dy mesfushorë të Partizanit në dyshim
Ndeshja e radhës për Partizanin është planifikuar të enjten kundër Egnatias në “Arenën e Demave” në orën 17:00. Të kuqtë nuk kanë kohë për pushim dhe paraditen e djeshme kanë zbarkuar menjëherë në stërvitje.
E gjitha ka qenë një seancë çlodhëse për lojtarët titullarë, teksa pjesa tjetër janë trajnuar normalisht. Dëmtimet mbeten shqetësim edhe para sfidës me rrogozhinasit. Mehmeti ende nuk e ka kapur ritmin e lojës dhe pritet që edhe në ndeshjen e radhës të jetë në stol, me trajnerin Veselinoviç, që do të vlerësojë nëse do të jetë në gjendje për të luajtur apo jo.
Probleme në derbi shfaqi edhe Gjergji Kote. “Xhevahiri” i mesfushës pësoi një goditje në këmbë, duke dëmtuar një prej gishtave. Mbetet të shihet sesi do të shkojë, por edhe ai është në dyshim për betejën e radhës.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"