VAR-i pa imazhe, goli i parë i ndeshjes Kaljari-Milan duhej anuluar
Goli i Zorteas që hapi Kaljari-Milan është ende i diskutueshëm dhe vijon të prodhojë polemika. Në imazhet e dala së fundmi mund të shihet Majk Menja duke u përkulur në përpjekje për të parë goditjen, por pamja e portierit duke e bllokuar duke qenë se të dy Teo Hernandez dhe Luvumbo ishin në trajektoren e topit.
Nëse do të ishte lojtari i Sardenjës ai që do të shqetësonte gardianin kuqezi, goli duhej të ishte anuluar, një dyshim që VAR-i nuk ishte në gjendje ta zgjidhte plotësisht pasi. Siç shkruan La Gazzetta dello Sport”: “E ashtuquajtura vijë jashtë loje nuk ishte bërë dhe imazhet as nuk u ngarkuan e aq më pak u ripostuan”.
Një mister i destinuar të vazhdojë, pra, mes atyre që mendojnë se goli i Kaljarit duhej të ishte anuluar dhe atyre që mendojnë se ishte Teo ai që pengoi Menjanë, duke konfirmuar rregullsinë e golit. Sipas ish-arbitrit, Graciano Çezari tonë, ishte një gol që duhet anuluar “Përdorimi i gabuar i VAR-it në Kaljari-Milan.
Luvumbo i pengon rrezen Menjasë, pozicioni i tij është jashtë loje dhe me ndikim tek realizimi i golit. Çfarë po bënin arbitrat e VAR-it? Ai duhet të rishikojë jo një situatë loje, por një situatë objektive që është shumë e lehtë për t’u deshifruar”, analizoi Çezari në emisionin “Pressing”. E ndërkohë që te Milani e kanë anashkaluar episodin, tifozët e revoltuar në rrjete sociale vijojnë të polemizojnë për pengimet që Milani ka marrë sivjet nga “këmishët e zeza”.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"