Valbona ndryshon terrenin stërvitor, Berberi mbaron pezullimin dhe kthehet ndaj Burrelit
Valbona, nga dje, i është rikthyer stërvitjeve në kompleksin “Football Republik” në Barbas. Në javën e ardhshme tropojanët do të luajnë në Shijak kundër Erzenit për Kupë, si dhe në shtëpi kundër Burrelit për javën e 13-të të kampionatit.
Në tri ndeshjet e fundit, Vorës i ka munguar Kevin Berberi, për shkak të dënimit nga Disiplinës. Në ndeshjen e Kupës kundër Erzenit, Berberi shlyen dënimin e mbetur dhe do të jetë i gatshëm në takimin kundër Burrelit. Në lidhje me sfidën me matjanët, për “Panorama Sport” Berberi tha: ”Përballja kundër Burrelit nuk do të jetë e lehtë, pasi kundërshtari ka lojtarë cilësor në përbërje.
Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për ne, gjithsesi nuk do të ndalemi së pretenduari për rezultatet pozitive. Në dy takimet e fundit, ndaj Lushnjës dhe Besës skuadra u paraqit mirë dhe këtë lojë duhet ta ruajmë. Nisur nga pozitat që kemi, pikët na duhen dhe janë mjaft të vlefshme për ne. Përveç kësaj, skuadra ka objektiv edhe kualifikimin në Kupë, ku luajmë ndaj Erzenit në Shijak”.
ABDULLA DUSHKU- PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"