Uzuni si Ronaldo “Fenomeni”, CR7, Levandovski, Bejl e Luis Suarez. Ja rastet më të famshme ku lojtarët refuzuan stërvitjen për t’u transferuar
Myrto Uzuni ka vendosur të mos paraqitet në stërvitje me Granadan në Spanjë, duke kërkuar që klubi të pranojë ofertën që i ka ardhur nga Austin FC në MLS, apo të përmirësojë kontratën e tij sicc i kishte premtuar disa kohë më parë. Edhe pse veprimi i tij është i pazakontë, ai nuk është i pari që e bën një gjë të tillë, pasi të shumtë kanë qenë yjet e futbollit botëror që e kanë bërë më përpara, për të siguruar transferimin.
Një nga rastet më të famshme është ai i Ronaldo “Fenomenit”, i cili pasi fitoi Botërorin me Brazilin në vitin 2002, nuk pranoi të kthehej në stërvitje me Interin, pasi donte të shkonte te Real Madrid, gjë që u bë realitet. Braziliani e kishte bërë një gjë të ngjashme edhe në fillimet e karrierës, kur kaloi nga PSV te Barcelona.
E njëjta taktike u zgjodh edhe nga Garet Bejl, i cili refuzoi të stërvitej apo edhe të luante miqësore në vitin 2013 me Totenhemin, pasi e kërkonte Real Madrid. Dy vite më parë, Kun Aguero bëri të njëjtën gjë te Atletiko Madrid, për të mundësuar kalimin te Mançester Siti.
Luis Suarez refuzoi të dilte në stërvitje te Liverpuli, pasi donte të shkonte te Arsenali por klubi i premtoi që do ia mundësonte në fund të sezonit nëse nuk kualifikohej në Ligën e Kampioneve. Atë verë, Luis Suarez u largua nga të kuqtë, por me destinacion Barcelonën.
Edhe Robert Levandovski refuzoi të stërvitej me Bajern Mynih në vitin 2022, pasi kërkonte të transferohej te Barcelona, siç ndodhi. Kristiano Ronaldo gjithashtu refuzoi të kthehej në stërvitje te Manccester Junajtid, derisa u transferua në Arabinë Saudite.
Ata që nuk kanë patur fat në këto tentativa ishin Nejmar, i cili në vitin 2019 nuk ia doli të rikthehej te Barcelona nga PSG, apo edhe Frank RIberi i cili në vitin 2009 nuk ia doli të bindte Bajernin që ta linte të lirë të shkonte te Real Madrid.
E.KUKA-PANROAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"