Uoker në tribunë, 3 lojtarë në shitje financojnë Gimenezin për Milanin
Serxho Konseisao ka kërkuar përforcime dhe Milani ka vendosur ta kënaqë. Por së pari duhet të ndodhë diçka me me shitjet. Në krye të listës janë Emerson Rojal dhe Strahinja Pavloviç janë për momentin, më të mundshmet.
Pa harruar Okaforin, ende në kërkim të një destinacioni dhe Joviç gjithashtu për të cilin ka pasur interes në orët e fundit nga Monza. Gallatasaraj dhe Fulhem janë në gjurmët e mbrojtësit të krahut brazilian: turqit do ta donin në huazim (1.5 milionë euro) me të drejtë blerje të vendosur në 12-13 milionë euro. Nga ana tjetër, Fenerbahçe prej ditësh është interesuar për Pavloviçin: serbi, titullar ndaj Gironas për shkak të mungesave të shumta, nuk i ka mbyllur dyert për turqit, të cilët janë të vendosur të investojnë për shërbimet e tij.
Drejtuesit e “Djallit” synojnë ta lënë të largohet për jo më pak se 20 milionë euro teksa një ofertë zyrtare ka ardhur për një shifër disi më të ulët. Tomori është më afër qëndrimit, me Juventusin që në orët e fundit është duke eksploruar opsione të tjera për të përforcuar prapavijën. Ndërkohë, në orët e pasdites, klubi ka njoftuar ndërprerjen konsensuale të kontratës me Fode BaloTurenë.
SITUATA E UOKERIT – Në teori, është Kajl Uoker që do të zërë vendin e Emerson që siç thamë është me valixhet gati në pritje të një akordi që mund ta kënaqë atë dhe Milanin. Ndërkohë, anglezi pritet në qytet çdo orë. Aq sa ai mund të jetë edhe në tribunë për MilanGirona, ndeshjen e Champions-it e planifikuar për sot në mbrëmje në “San Siro”. Shpresa në “Milanello është që të mund ta grumbullojnë për ndeshjen kundër Parmës të dielën. Formula e marrëveshjes me Mançester Sitin? Huazim me të drejtë blerje, ndërkohë që lojtari do të paguhej rreth 5 milionë euro në sezon. Tetë milionë në total nëse transferohet falas te Milani për një kontratë deri në qershor të vitit 2026.
PO SULMI? – Pas të jetë mbyllur transferimi i Uokerit, dyshja Ibra-Furlani do të marrë konkretisht dosjen e sulmit: prioriteti mbetet një element të aftë për të luajtur si pykë edhe në krah. Kjo është arsyeja pse emri i Zhoao Feliks mbetet në krye të listës (i takon Zhorzh Mendeshit të bindë Çelsin që ta lërë të huazohet). Vështirë të arruhet menjëherë te Santiago Gimenez, i cili mbetet një nga objektivat e mëdhenj të verës kuqezi. 40 milionë që kërkon Fejnordin janë shumë për një blerje në merkaton e janarit, por sakrifica në këtë rast mund të ishte e dobishme po aq sa edhe e domosdoshme.
Përgatiti: REINOLD BAKALLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"