Udhëtimi rraskapitës në Azi, shefi i bavarezëve: Klubet e Gjermanisë duhet të imitojnë Bajernin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2024 | 17:40

Udhëtimi rraskapitës në Azi, shefi i bavarezëve: Klubet e Gjermanisë duhet të imitojnë Bajernin

Ekipi më i titullar në tokën gjermane po përfundon një pjesë të përgatitjes parasezonale në Korenë e Jugut. Shefi i klubit, Jan-Kristian Dresen, paralajmëron konkurrencën dhe thekson se çdo klub duhet të japë kontributin e tij në marketingun e Bundesligës jashtë vendit.

dsfdsfdsfsdfdsfdsfds

Skuadra do të vazhdojë një pjesë të stërvitjeve të saj në kryeqytetin Seul, nën drejtimin e trajnerit Vinsent Kompani, do të marrë pjesë në disa takime marketingu dhe gjithashtu do të luajë miqësoret.

Menjëherë pasi klubi mbërriti në kryeqytetin korean, Dresen mbajti konferencën e tij për shtyp dhe theksoi edhe një herë nevojën që disa klube të Bundesligës të përdorin pjesë të përgatitjes së tyre parasezonale për qëllime marketingu:

“Sigurisht që është më e lehtë të përgatitesh për sezonin e ri në shtëpi. E kuptojmë se është rraskapitëse, por është pjesë e biznesit tonë”, tha Dresen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"