“U stakuam në pjesën e dytë”, sulmuesi i Skënderbeut, Lika: Festova me prindërit, kuksianët më keqkuptuan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2023 | 20:24

“U stakuam në pjesën e dytë”, sulmuesi i Skënderbeut, Lika: Festova me prindërit, kuksianët më keqkuptuan

Duhej të ishte dita e Gresild Likës prej atij supergoli të shënuar, por barazimi 2-2 pas avantazhit të dyfishtë çoi gjithçka dëm dhe Skënderbeu doli me një pikë nga përballja me Kukësin. Gjithsesi, edhe një pikë i ndihmoi korçarët të qëndrojnë sërish të katërtit në klasifikim, teksa presin këtë fundjavë Erzenin në shtëpi. Por përpos renditjes, bardhekuqtë kanë ende “pengjet” e veta sa i takon ndeshjes së luajtur në kryeqytet me Kukësin.

lika

Për sulmuesin Gresild Lika, në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, fitorja e ekipit ishte mbi gjithçka dhe ashtu si rrodhi loja, barazimi është një hap fals për Skënderbeun.

Lika, çfarë ndodhi me Kukësin. Kryesonit 0-2 e më pas ekipi u “zhduk” në pjesën e dytë?

Të them të drejtën jemi të mërzitur për nga mënyra se si shkoi ndeshja dhe si përfundoi më pas. Ishte një ndeshje, të cilën e kishim përgatitur mirë dhe e kemi interpretuar në mënyrë perfekte në 45 minutat e para. Kemi arritur të shënojmë dy herë dhe duhet ta kishim menaxhuar më mirë rezultatin. Më pas në pjesën e dytë u stakuam dhe Kukësi na barazoi. Mendoj se ramë në “gjumë”. Ajo pjesë e parë na vuri në “gjumë” dhe e menduam ndeshjen të përfunduar. Kur donim të reagonim, Kukësi kishte marrë frerët e lojës.

Në kushte të tilla mund të themi se janë dy pikë të humbura?

Patjetër që po. Janë dy pikë të humbura dhe e gjitha është për fajin tonë, pasi duhet të kishim menaxhuar më mirë situatën. Ishim në avantazh dhe na duhej menaxhim më i mirë. Kemi qenë perfektë në pjesën e parë, ndeshja ishte thuajse e mbyllur.

Ama mbeteni sërish në vendin e katërt…

Ne nuk e shohim renditjen dhenuk e mendojmë aspak “Final Four”. Nëse do të vijë, jemi gati edhe për të, por nuk është se ekemi një objektiv të detyruar final. Objektivi për ne ështëndeshja e radhës dhe të grumbullojmë sa më shumë pikë qëtë jetë e mundur në këtë sezon. Kjo na bën që të mos shohimmë shumë se në ndeshjen eradhës. Për sa kohë jemi tëkatërtit, jemi më të qetë dhendihemi mirë.

Ndaj Kukësit ishte ndeshja juaj. Dy gola, njëri më ibukur se tjetri, por për fattë keq vetëm njëri vlejti…

Të them të drejtën ka qenë njëndeshje e mirë për mua në aspektin personal dhe kam arritur të zhbllokohem. Më vjenmirë që kam shënuar dhe që idhashë një dorë ekipit. Do tëdoja që të akordoheshin të dygolat dhe ndeshja të përfundonte me fitoren tonë, por nukshkoi kështu.

Mendoni se do të keni mëshumë hapësira në vijim?

Unë mendoj vetëm të stërvitemdhe të jem gati sa herë ekipika nevojë. Është trajneri ai qëvendos se kush do të jetë titullar në një ndeshje dhe kushdo të hyjë nga stoli. E rëndësishme për mua është që saherë të ketë nevojë për mua,unë të përgjigjem kështu.

Shënuat një gol shumë tëbukur. Si vendosët ta godisnit atje?

Janë goditje, që i provoj shpeshdhe ishte një pozicion i mirëpër mua. Pashë që kishteshumë popullim ajo pjesë ezonës dhe terreni ishte i rrëshqitshëm. Kështu mendova qëta godas sa më fort të ishte emundur dhe topi të përplasejnë tokë disa metra para portierit. Dhe ia dola.

Çfarë ndodhi më pas me tifozët e Kukësit?

Unë shkova për të festuar meprindërit, pasi mamaja dhe babai im ishin në atë sektor tëstadiumit. Tifozët e quajtënfillimisht si provokim, por mëpas u sqarua gjithçka.

Kujt ia dedikoni golin?

Prindërve të mi padyshim,familjes sime, por edhe gjithëshokëve të ekipit dukeshpresuar që të vijojmë tëbëjmë po kaq mirë sa nëpjesën e parë edhe në ndeshjet e tjera dhe të rikthehemite fitorja.

LLAZI SARO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"