U shty për shkak të dëmtimit të boksierit britanik, “ndeshja e shekullit” mes Furit dhe Usik do të luhet në maj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2024 | 0:48

U shty për shkak të dëmtimit të boksierit britanik, “ndeshja e shekullit” mes Furit dhe Usik do të luhet në maj

Ishte planifikuar të zhvillohej me 17 shkurt, por për shkak të lëndimit të boksierit britanik, ndeshja e peshave të rënda në boks mes Tajson Furit dhe Oleksandr Usik është shtyrë për një datë tjetër. I cilësuar si “ndeshja  e shekullit”,  Kampioni i WBC-së, Furi, do të luftojë me mbajtësin e titujve WBO, WBA dhe IBF, Usik, në Arabinë Saudite.

boks

Promotori i  ndeshjes ka sqaruar se  çarja e vetullës së Furit kërkon disa qepje të rëndësishme, prandaj është vendosur që “meçi” të shtyhet për datën 18 maj. Boksierët kanë konfirmuar në një lidhje direkte online se janë pajtuar për datën e re.

Furi ka thënë se po stërvitej me katër njerëz në të njëjtën kohë dhe se ishte detyruar të qepte vetullën për shkak të çarjes.

Ndërsa ekipi i boksierit ukrainas ka akuzuar britanikun se është i frikësuar, por kjo është kundërshtuar nga Furi duke shkaktuar debat të nxehtë.

Fituesi i kësaj sfide do të bëhet kampioni i parë i padiskutueshëm i peshave të rënda që kur Lenoks Luis mposhti Evander Holifildin në vitin 1999.

Furi ka një bilanc me 34 fitoreve  dhe një barazimi, ndërsa Usik i ka fituar 21 ndeshjet e deritashme në boksin  profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"