U shpall ‘Sportisti i Vitit’ nga revista ‘Time’, Mesi: U përpoqa të kthehesha te Barça, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2023 | 12:41

U shpall ‘Sportisti i Vitit’ nga revista ‘Time’, Mesi: U përpoqa të kthehesha te Barça, por…

Trofetë dhe vlerësimet për Lionel Mesin nuk kanë të sosur. Pas Kupës së Botës me Argjentinën, trofeve të fituar me Paris SG-në dhe Inter Majamin, “Topin e Artë 2023”, dje ka ardhur një tjetër vlerësim për “pleshtin”. Lionel Mesi është zgjedhur sportisti i vitit nga revista “Time”.

ghgj

36-vjeçari argjentinas, kampion bote në Katar në dhjetor 2022, ndryshoi kampionat dhe kontinent në verë, duke u larguar nga PSG-ja për t’iu bashkuar Inter Majamit në SHBA. Dhe kanë mjaftuar vetëm pak muaj në këtë vend që të gjithë të magjepsen prej Leos dhe ta vlerësojnë me çmime nga më të ndryshmet. Kur kanë kaluar muaj pas transferimit të tij në Majami, argjentinasi ka deklaruar se në verë e kishte menduar seriozisht rikthimin te Barcelona. Në fakt, pak ditë më parë, presidenti i Inter Majamit, Devid Bekham, e kishte pranuar se u frikësua kur u informua për interesimin e Barcelonës për numrin 10 të Argjentinës.

“Të them të drejtën, kur mësova që edhe Barcelona ishte në lojë për Leon, nuk isha i sigurt nëse do të vinte në SHBA. Gjithsesi, kur mora telefonatën e tij që më konfirmoi ardhjen, ishte një ngazëllim”, deklaronte Bekhami pak javë më parë.

Tani situata është ndryshe dhe Mesi mund të flasë më lirshëm, ndonëse në Barcelonë vazhdojnë ta presin.

“Opsioni im i parë ishte të kthehesha në Barcelonë, por nuk ishte e mundur. E vërteta është se fatmirësisht kisha disa opsione në tryezë që ishin interesante, dhe më duhej t’i analizoja dhe t’i mendoja, madje t’i peshoja me familjen time, përpara se të merrja vendimin përfundimtar për të ardhur në Majami. Gjithashtu, është e vërtetë që më pas kam menduar shumë për të shkuar në ligën saudite, ku e njoh vendin dhe ata kanë krijuar një kompeticion shumë konkurrues, duke ditur se ajo mund të bëhet një ligë e rëndësishme në të ardhmen e afërt. Si ambasador i turizmit për vendin, ishte një destinacion që më tërhoqi, veçanërisht sepse kam shijuar gjithçka që kam vizituar, për shkak të rritjes së futbollit në vend dhe për përpjekjet që ata po bëjnë për të krijuar një kompeticion të nivelit të lartë. Ishte Arabia Saudite apo MLS-ja, dhe të dyja opsionet dukeshin shumë interesante. Në fund, mes tri alternativave, zgjodha t’i bashkohesha Inter Majamit në SHBA”, tha Mesi.

Ai komentoi dhe ditën e parë në SHBA.

“Ajo që ndodhi më 21 korrik 2023, në ‘Fort Lauderdale’ duket ende e pabesueshme, gol që në debutim”, nënvizoi kapiteni i Argjentinës.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"