U rikthye në fushë pas 287 ditësh, Armando Broja: Çfarë ndjesie e pabesueshme…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2023 | 23:03

U rikthye në fushë pas 287 ditësh, Armando Broja: Çfarë ndjesie e pabesueshme…

Nga Aston Vila te Aston Vila, Armando Broja u rikthye në fushë pas plot 287 ditësh, teksa trajneri Poçetino i besoi pak më shumë se 20 minuta bashkë me shtesën, në sfidën ndaj Aston Vilës, i njëjti kundërshtar ndaj të cilit sulmuesi kuqezi u dëmtua në dhjetorin e kaluar.  

broja

Megjithatë rikthimi i sulmuesit shqiptar nuk rezultoi fatsjellës për Çelsin, që vijon të zhgënjejë në fushë dhe këtë pasdite u mposht me rezultatin minimal 0-1 në “Stamford Bridge”. Ndërkohë së fundmi ylli shqiptar ka bërë një postim në faqen zyrtare në “Instagram”, duke e përshkruar si ndjesi të pabesueshme dhe emocionale rikthimin në fushë.  

“Natyrisht nuk është rezultati që prisnim sot. Por çfarë ndjesie e pabesueshme dhe emocionale të kthehesh në fushë pas kaq shumë muajsh jashtë. Faleminderit djema për mbështetjen dhe faleminderit të gjithëve që punuan për kthimin tim”, shkroi Broja. 


View this post on Instagram

A post shared by Armando (@armando.broja)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"