U pa në takimin kundër Kaljarit, Andre Onana: Erdha t’i uroj shokët, Interi ishte si familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2024 | 18:53

U pa në takimin kundër Kaljarit, Andre Onana: Erdha t’i uroj shokët, Interi ishte si familje

Andre Onana ishte i ftuari special në “San Siro” me rastin e ndeshjes Inter-Kaljari. Ish-portieri i zikaltërve ka folur për mediat duke treguar krenarinë që ka mbajtur veshur këtë fanellë, por thotë se tani ndihet mirë aty ku është.

onana

“Erdha që të përshëndetem me miqtë e mi, të cilët janë shumë pranë fitores së titullit kampion. Erdha t’i uroj sepse kanë bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Unë flas shpesh me ta, por këtë herë përfitova nga dita pushim për t’i takuar nga afër. Unë kam kaluar një sezon të madh këtu, mirëpo nuk kam pengje që jam larguar nga Interi. Ishte diçka që e vendosëm të gjithë së bashku. Unë ndihem shumë mirë në klub tim aktual, pavarësisht ulje-ngritjeve që kanë të gjithë lojtarët. Interi është një familje e madhe.

Unë nuk mund të isha dot prezent javën tjetër, kështu që për këtë arsye vendosa të isha këtu gjatë kësaj dite”, përfundoi portieri i Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"