U largua si dështim nga Vllaznia, por mbrojtësit 27-vjeçar i del për “Hajer” shkëputja me shkodranët
Qendërmbrojtësi 27-vjeçar, Konstantin Çeshmedjiev, ishte një nga përforcimet që Vllaznia kreu në merkaton e verës, para angazhimit të shkodranëve në Ligën e Konferencës. Por afrimi i mbrojtësit nga Maqedonia e Veriut nuk rezultoi përforcim i goditur, kështu që ai u largua nga kuqeblutë pa u mbyllur mirë pjesa e parë e sezonit.
Por duket se ky largim ka rezultuar fatsjellës për Çeshmedjiev, pasi ka nënshkruar një kontratë fitimprurëse. 27-vjeçari nga Maqedonia e Veriut është lojtar më i ri i klubit saudit të kategorisë së dytë, Hajer.
Skuadra e udhëhequr nga trajneri maqedonas, Gjoko Haxhievski, ka punësuar ish-pjesëtarin e disa lojtarëve të ligës së parë maqedonase, i cili pjesën e parë të këtij sezoni e kaluan te Vllaznia në Kategorinë Superiore.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"