U ftua për herë të parë nga Kosova, ish-mbrojtësi i Interit: Është një ëndërr e realizuar
Ish-mbrojtësi i moshave të Interit, Andi Hoti, i cili aktivizohet në Bundesligën 2 të Gjermanisë me skuadrën e Magdeburg, është grumbulluar për herë të parë me Kosovën dhe për këtë ai ndjehet krenar.
Trajneri Franko Foda e ka afruar mbrojtësin e talentuar për ndeshjet e Lituanisë dhe Qipros. Hoti shfaqi optimizëm për paraqitjet në këto dy ndeshje, duke u shprehur të motivuar për të arritur rezultate pozitive.
“Është një ëndërr e realizuar që jam ftuar për këtë grumbullim. Besoj se do të kemi dy ndeshje të mira dhe me rezultat pozitiv.
Atmosfera në ekip është shumë e mirë. Sot nuk ishim të kompletuar për shkak të stërvitjeve rigjeneruese të disa lojtarëve, por nga nesër do të stërvitemi të gjithë së bashku dhe do të përgatitemi maksimalisht edhe taktikisht”, tha Andi Hoti.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"