“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”, Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës, Europiani çmenduri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2024 | 10:22

“U fsheha pas biçikletave kur Ksavi më thirri në ekipin e parë”, Lamin Jamal: Dua të bëhem legjendë e Barcelonës, Europiani çmenduri

Lamin Jamal është gjith një spektakolar. Qoftë në një fushë loje, vendi i tij i preferuar për të shkëlqyer, tapeti në të cilin ai shfaq të gjitha virtytet e tij, qoftë në televizor, një habitat në të cilin ai mund të mos ndihet aq rehat sa në fushën e gjelbër, por në të cilin gjithashtu tregon vetëpërmbajtje.jamalYlli i Barcelonës ka qenë i ftuari i emisionit “El Hormiguero”, një program nga “Antena 3”. Dhe aty, përveç argëtimit, foli edhe për situatën aktuale të skuadrës së Barcelonës, kombëtares, marrëdhëniet me Niko Uilliams, nominimin për “Topin e Artë” dhe plot tema të tjera.

Si po ju shkon jeta pas çmendurive me Spanjën në Euro 2024? Mund të bëni Pazar pa probleme?

(Qesh) Zakonisht blej online. Herë pas here përpiqem të shkoj, veçanërisht me vëllain tim të vogël, por tani është pak më e vështirë.

Ju nuk keni leje drejtimi të makinës, si ja bëni?

E kam zgjidhjen, më merr kushëriri im më i madh.

Mund të ulesh në një bar dhe të konsumosh një pije?

E pamundur.

Në harkun e një vitin ju kanë ndodhur shumë gjëra, thuajse një çmenduri. A e keni humbur disi mendjen?

Dua të jem i qartë, në klube si Barcelona që në moshë të re, ata fillojnë t’ju mësojnë se si mund të jetë jeta juaj dhe më kanë përgatitur për këtë. Që nga Euro 2024 shoh njerëz më të lumtur. Për mua është një ëndërr.

Ju jeni kandidati më i ri për “Topin e Artë”, si e morët vesh?

Ne ishim në ashensor në ekipin kombëtar. Fillimisht doli që Niko Uilliams ishte atje dhe më pas miqtë e mi më thanë që isha edhe unë.

Mendoni se keni shanse për ta fituar?

Jo. Por është mirë të mësohem, për të parë nëse kam një shans në një moment tjetër në të ardhmen.

Jeni nga të paktët lojtarë që ju duan në Barcelonë dhe Madrid…

Te Barcelona besoj është normale. Në Madrid më duan prej kombëtares spanjolle.

Barcelona është kryesuese. Disa nga lojtarët e Realit kanë dhimbje barku…

Do t’i bëjë keq, por po, ne jemi kryesues (qesh).

Si ja bëni që mos t’iu marrë koka erë?

Kur shkoj në shtëpinë e prindërve dhe bëj atë të më thotë mamaja: Vish pizhamet, mbylle derën, rregulloje shtratin….

Në Europian ju bëtë detyrat e shtëpisë duke marrë provimet e shkollës, ndërkohë që po shkëlqenit edhe në fushë…

Fillimisht shumë eufori dhe më pas trishtim, sepse natën Niko Uilliams dhe Dani Olmo luanin play-station … kurse mua më duhej të largohesha më parë për të mësuar. Por ia dola.

Si ishte vizita e Mbretit Felipe VI në dhomat e zhveshjes së kombëtares?

Më pyeti sa vjeç isha, i thashë 16 dhe të gjithë filluan të qeshin.

Pse Niko Uilliams është miku juaj?

Ne na pëlqejnë të njëjtat gjëra, shikojmë “Tik Tok”, kërcejmë, atij i pëlqen e njëjta muzikë, ai bën budallallëqe…

A do të jeni së bashku te Barcelona vitin e ardhshëm?

Nuk e di. Por sigurisht që do të më pëlqente. Por t’ia lëmë kohës, tani ai është një lojtar i Bilbaos.

Është e vërtetë se po studioni për kuzhinë?

Po, por nuk di të gatuaj. Maksimumi kotoleta pule dhe patate të skuqura.

Ushqimi i preferuar?

Makaronat.

Si përjetohet një fitore e një finaleje në dhomat e zhveshjes?

Fillimisht janë familjarët që zbresin në fushë dhe kalojmë kohë në fushë. Pastaj shkojmë në dhomat e zhveshjes dhe është çmenduri. Pas suksesit në Europian ishte vërtet çmenduri. Mendova se Morata ose Unai Simon ishin seriozë, por… Kur Ojarzabal shënoi, nuk e besova. Unë isha i çmendur, dhe në fund ne vazhduam të thoshim: Ne kemi një Europian. Të nesërmen në mëngjes, mendimi i parë ishte: Dua të fle dhe më pas në Madrid, në rrugë kalova shumë mirë. Jo pije, vetëm kola…

Ofendimet raciste…

Nuk ia vlen të thuash asgjë. Më së miri ishte të mos përgjigjem. Ne e dimë edukimin tonë, vlerat tona dhe nuk ka asgjë për të thënë.

Sa e rëndësishme është për ju lagja juaj?

Gjithçka… Aty janë gjyshja ime, kushërinjtë e mi, miqtë e mi më të mirë… Unë kam luajtur futboll atje, në lulishte. Vlerat dhe edukimi im kanë ardhur prej andej, për mua është gjithçka.

Thonë se në fushë luan si me shokët në rrugë…

Rruga të jep atë prapësi, duke luajtur pa rregulla, bën çfarë të duash…

Ksavi ju thirri i pari në ekipin e parë kur ishit 15 vjeç. Si e kujtoni ditën e parë?

Mbërrita i pari. Lashë këpucët dhe u fsheha aty ku ishin vendosur biçikletat derisa dolën të gjithë. Më pas dola i fundit.

Thonë se keni mani aromat, e vërtetë?

Më pëlqen që shtëpia të mbajë erë vanilje.

Çfarë dëshironi të blini?

Dua të blej një oktapod. Është një kafshë ekzotike. Nëna ime thotë se është e pamundur. Kur isha 13 vjeç më tha kur të bëhem 18 dhe tani më thotë që në moshën 21 vjeç.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"