U bë i famshëm se hyri me veturë në fushë, arrestohet ish-presidenti i Gramshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 6, 2023 | 21:15

U bë i famshëm se hyri me veturë në fushë, arrestohet ish-presidenti i Gramshit

Policia e Gramshit ka arrestuar së fundmi ish-kryebashkiakun njëkohësisht edhe ish-president i skuadrës së Gramshit, Dritan Bici. Shkak për këtë ndalim, mësohet është kundërshtimi Bicit ndaj punonjësve të policisë, të cilët po i vendosnin gjobë makinës së tij.

Dritan-Bici

 

Mësohet se në datën 29 Shtator djali i ish-deputeti kishte parkuar mjetin tip “Audi” në vend parkimin e rezervuar për policinë e Gramshit. Në momentin që dy punonjës të Policisë së Rendit janë afruar për ta gjobitur për parkim të gabuar Dritan Bici së bashku me të birin dhe vëllain janë afruar dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë për vendosjen e masës administrative.

Policia sqaron se ish-deputeti ka tentuar të qëllojë edhe shefin e policisë. Ai është vënë në pranga për kanosje të punonjësve të policisë. Por 3 ditë më vonë 58-vjeçari është liruar nga Gjykata e Elbasanit dhe ndaj tij është vendosur masa “detyrim paraqitje”.

Dritan Bici si president i skuadrës së Gramshit mbahet mend për historinë e ndodhur para 10 vitesh, ku ai hyri me veturë në fushën e stadiumit. I pakënaqur me arbitrimin gjatë ndeshjes Gramshi-Mamurrasi, Bici me makinën e tij ka hyrë në fushën e lojës duke e ndërprerë takimin. Reagimi ekip i ish-kryebashkiakut asokohe ndodhi me pretekstin se gjyqtari i ndeshjes po favorizonte Mamurrasin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"