U arrestua gjatë operacionit “Metamorforza”, kampioni i boksit të Vllaznisë, Astmer Bilali kërkon lirimin nga qelia
Kampioni i boksit të Vllaznisë, Astmer Bilali, i cili është një nga 6 të arrestuarit e operacionit Metamorfoza, ka kërkuar lirimin nga qelia në Apelin e GJKKO.
Ai ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që dha masën e sigurisë arrest me burg ndaj tij.
Anëtari i grupit “Bajri” u vendos në pranga pas megaoperacionit të SPAK ku u lëshuar 15 urdhër-arreste, pasi përgjimet nga aplikacioni “SKY” nxorrën zbuluar lidhjet e krimit me politikën në vend.
Gjatë operacionit të shtrirë në disa qytete të vendit u arrestuan Oltion Bistri, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe prokurori e Kukësit, Xhevahir Lita. P
Asmer Bilali, është me precedentë penalë të mëparshëm penalë, pasi është arrestuar nga policia e Shkodrës si autori dyshuar kryesor për plagosjen e Hermes Beqirit në një nga lokalet e qytetit.
Për ngjarjen e ndodhur në vitin 2017, Asmer Bilali u arrestua në fshatin Grudë ku ishte larguar me motorin e tij për t’ju fshehur policisë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"