Turi i Francës, Jonas Vingegaard kampion për herë të dytë radhazi. Ja të gjitha verdiktet finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2023 | 13:10

Turi i Francës, Jonas Vingegaard kampion për herë të dytë radhazi. Ja të gjitha verdiktet finale

Edicioni i 110-të i Turit të Francës ka ulur dje siparin me parakalimin tradicional në Champs-Élysées, teksa fitues i etapës së fundit ishte belgu Jordi Meeus i skuadrës Bora-Hansgrohe. Por vëmendja ishte padyshim të kampioni Jonas Vingegard, i cili për herë të dytë radhazi triumfon në evenimentin më prestigjioz botëror të çiklizmit.

jonas vingegard

DANEZI I SKUADRËS JUMBO- Visma zhvilloi një tur fantastik, duke mposhtur bindshëm rivalët, për të lënë pas me 7 minuta e 29 sekonda sllovenin Tadej Pogaçar dhe 10 minuta e 56 sekonda britanikun Adam Yates. Kështu me fanellën e verdhë që mbetet pronë e Vingegaard, për sa u përket fanellave të tjera, belgu Jasper Philipsen fitoi fanellën jeshile të pikëve.

Italiani Giulio Ciccone atë me pika të maloristit më të mirë. Fanella e bardhe e të riut më të mirë shkoi për sllovenin Tatej Pogacar, ndërsa ajo e çiklistit më luftarak u fitua nga belgu Victor Campenaerts. Fitues ekipor i Turit të Francës 2023 u shpall skuadra Jumbo-Visma.

Duke u kthyer te protagonisti kryesor, Vingegaard shprehu të gjithë gëzimin e tij pas suksesit të dytë në Turin e Francës: “Jam i lumtur sigurisht, pasi të fitosh për herë të dytë këtë kompeticion është diçka e mahnitshme. Ka qenë një garë super e vështirë dhe një luftë shumë e bukur mes meje dhe Tadej Pogaçarit. Sigurisht, shpresoj të kthehem vitin e ardhshëm për të parë nëse mund të marr fitoren time të tretë këtu”, deklaroi ndër të tjera danezi pas triumfit në Paris.

Kujtojmë se vetëm tetë çiklistë në histori kanë marrë tri ose më shumë fitore në Turin e Francës që nga edicioni i parë i garës i mbajtur në vitin 1903.

Për Vingeggard nuk ka pushim, pasi objektivi më i menjëhershëm i tij është fitorja në një tjetër “Grand Tour”, në Vueltën e Spanjës, event që fillon në fund të gushtit. Ai do të garojë së bashku me shokun e tij të skuadrës Jumbo-Visma dhe fituesin tri herë të Vueltas, Primoz Rogliç, fitues i Xhiros së Italisë të këtij viti.

verdiktet

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"