“Turbinën e rikthej në Kategorinë e Parë”, Gjoni: Do të jap si gjithmonë më të mirën
Turbina tashmë do të ketë një trajner të ri, në rrugëtimin që e pret në Kategorinë e Dytë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, Vladimir Gjoni është shprehur:
“Kënaqësi që u riktheva sërish këtu dhe falënderoj drejtuesit, të cilët më besuan ekipin. Do të jap si gjithmonë më të mirën time, bashkë me stafin, për të formuar një skuadër të fortë. Jemi në kontakte me lojtarë cilësorë dhe shumë shpejt do të biem dakord me ta. Kam ardhur me synim të qartë në Cërrik, për ta rikthyer atje ku e ka vendin Turbinën, në të Parën.
Do të na duhet shumë punë, pasi, siç dihet, do të jetë e vështirë. Gjithsesi, nuk na tremb kjo gjë, sepse ne do të ndërtojmë një Turbinë pretendente dhe tifozët të kenë besim tek unë. Në datën 15 gusht nisim përgatitjet, të cilat do të zhvillohen në Tiranë dhe do të jenë intensive. Të gjithë bashkë ta rikthejmë ekipin në Kategorinë e Parë”, thotë trajneri Gjoni.
MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"