Postuar: Dhjetor 24, 2022 | 18:40
Tur 658 kilometrash në Afrikën e Jugut, Luis Enrike i kthehet… çiklizmit
Ish-trajneri i Spanjës, Luis Enrike, ka shumë kohë të lirë tashmë. Dhe ai mund t’i kthehet një pasioni të vjetër të tij, çiklizmit.
Mediat spanjolle bëjnë me dije se ish-trajneri i Spanjës, po përgatitet për të marrë pjesë në një nga garat më të vështira në botë të ngjitjes në mal.
Ai do të garojë në atë që njihet si gara e “Cape Epic”, një tur prej 658 kilometrash në lartësi të mëdha, në Afrikën e Jugut.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"