Tronditëse/ Persona të armatosur tentojnë të rrëmbejnë vajzën e porsalindur të Nejmar
Një lajm shokues vjen nga Brazili. Prindërit e të dashurës së Nejmar, Bruna Biankardi, u lidhën dhe u grabitën në një tentativë për rrëmbimin e vajzës së saj të porsalindur në Sao Paulo.
Mediat braziliane bëjnë me dije se rezidenca Biankardi, e vendosur në komunën e Kotias, u sulmua nga një bandë kriminale të martën.
Gazeta R7 raporton se të dyshuarit, dy prej të cilëve ishin të armatosur, po kërkonin Biankiardin dhe vajzën e çiftit, Mavie. Asnjëri prej tyre nuk ishte në shtëpi në kohën kur ndodhi ngjarja dhe as ylli i Brazilit, Nejmar.
Prindërit e Bianciardit, megjithatë, ishin në vendngjarje kur të dyshuarit u futën në shtëpi. “R7” raporton se çifti ishte i lidhur në shtëpinë e tyre, por nuk mendohet të jetë lënduar nga sulmi.
Gjithashtu është zbuluar se një individ, aktualisht në paraburgim, është banor i të njëjtës godinë ku banonin prindërit e Brunës, duke u dhënë atyre akses për të organizuar sulmin.
Nejmar, i cili së fundmi iu nënshtrua një operacioni në gju , ende nuk ka komentuar mbi incidentin.
? A man has been arrested in a failed kidnap attempt of Neymar’s baby daughter. ?
He was arrested in the early hours of Tuesday, after the home of Bruna Biancardi, in Greater São Paulo, was invaded. ??
Luckily, Bruna and her daughter, Mavie, were in another property and did… pic.twitter.com/lOa9EvADpO
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) November 7, 2023
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"