Postuar: Qershor 5, 2023 | 20:53
Trofeu i parë si trajner për ish-futbollistin e Kombëtares, Prishtina fiton Kupën e Kosovës
Kupa e Kosovës për edicionin 2022-2023 i shkon Prishtinës. Skuadra kryeqytetase ka mundur në finale me shifrat 2-0 ekipin e Gjilanit duke siguruar për herë të tetë këtë trofe.
I teti për klubin, por i pari për Debatik Currin si trajner i parë i skuadrës bardheblu, e cila për fat të keq nuk mund të përfaqësohet në Europë pasi nuk është licencuar nga FFK-ja.
Të dy golat e ndeshjes erdhën në pjesën e dytë të sfidës, kur Hamiti i dha fillimisht avantazhin skuadrës së tij me një gjuajtje fluturimthi në minutën e 68, ndërsa Pefqeli dyfishoi shifrat në minutën e 76-të. Gjilani pa në fund të sfidës t’i anulohej një gol me VAR nga Zeka.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"