Triumfi në Champions, trajneri Konseisao: Gota gjysmë plot, por doja më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2025 | 22:45

Triumfi në Champions, trajneri Konseisao: Gota gjysmë plot, por doja më shumë

Paraqitja e pesëdhjetë e një në stol për Serxho Konseisaon dje në mbrëmje në Champions kundër Gironës dhe e para si trajner i Milanit. Në fakt do të ishte e pesëdhjetë e treta, nëse numërojmë edhe “play off”-et. Hera e parë e trajnerit portugez në Europë nuk ishte më fatlumja, kur në vitin 2017 humbi 1-3 në shtëpi kundër Beshiktashit.

Konsensao

Në total ka 26 fitore në turneun kontinental, 7 barazime dhe 18 humbje. Porto, nën drejtimin e tij, arriti dy herë në çerekfinale dhe tre herë në të tetën, teksa me Milanin ambiciet janë më të mëdha. Sidomos pas një fitoreje si e djeshmja.

Si e motivuat ekipin pas humbjes me Juventusin?

Ai është se kishte nevojë, fundja duhet të luanim në një ndeshje të Ligës së Kampionëve. Shumë lojtarë apo trajnerë do të donin të ishin këtu në këtë mjedis në vendin tonë. E dimë se është një kompeticion konkurrues, me skuadrat më të mira në Evropë dhe u munduam të ishim gati.

Në këto nivele a është teknika, apo taktika më e rëndësishme?

Gjithçka është e rëndësishme. Thuhet shpesh, por besoj se edhe këtë herë u pa që ndeshjet e këtij nivel vendosen nga detajet. Qofshin teknik apo taktike, ndaj rëndësi ka që çdo aspekt të vlerësohet maksimalisht dhe djemtë e bënë.

A jeni i kënaqur?

Sigurisht, nëse çdo lojtar e di punën që duhet të bëjë në të gjitha nivelet unë nëse nuk jam i lumtur, jam të paktën i qetë. Dhe po flas për strategjinë dhe organizimin, sidomos duke ditur që këto ishin në lojë tre pikë shumë të rëndësishme.

Pse luani vetëm me një sulmues?

Çdo ndeshje është ndryshe dhe zgjedhjet e mia varen disi edhe nga kundërshtari. Nuk është i rëndësishëm fakti nëse luajmë me një apo dy sulmues të rëndësishëm, e rëndësishme është dinamika e ekipit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"