Triumfi i Flamurtarit ndaj Vorës, reagon Shpëtim Gjika: 3 pikë për të paqtuar tifozët vlonjatë, por shumë pak për objektivin Superiore
Flamurtari triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj Vorës, në duelin e ditës së sotme të vlefshëm për javën e katërt të Kategorisë së Parë.
Pjeshka dhe Beji ishin autorët e golave për vlonjatët, ndërkohë që Prengaj shënoi për miqtë. Ky triumf i kuqezinjve nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ish-presidenti i Flamurtarit, Shpëtim Gjika, që nëpërmjet një komenti në faqen zyrtare të klubit vlonjat ka shkruar:
“Fitore që vlen!
Tre pikë të domosdoshme për moralin e lojtarëve dhe mbi të gjitha për të paqtuar në një farë mënyre ekipin me tifozët vlonjat dhe sportdashësit!
Me sa pash ndeshjen, kemi një grup lojtarësh ku ndërthuret eksperienca, cilësia dhe perspektiva”
Por ka edhe ndonjë kokërr skarco!
Shumë pak për objektivin Superiore!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"