Triumfi 4-0 në miqësore, presidenti i klubit të Kategorisë së Dytë u vendos premio lojtarëve
Një lajm sensacional vjen nga Kategoria e Dytë, ku presidenti i klubit të Devollit, Spartak Meraku, vendosi të shpërblente me një premio simbolike lojtarët e skuadrës së tij, pas triumfit të arritur 2 javë më parë në testin miqësor të zhvilluar ndaj Maliqit, ku skuadra bilishtare triumfoi me rezultatin 4-0.
I kënaqur nga performanca e ekipit, Meraku u shpërndau nga 60 mijë lekë të vjetra futbollistëve si shenjë vlerësimi për paraqitjen e bërë.
Ndërkohë vlen të theksohet fakti se Maliqi dhe Devolli zhvilluan ditën e sotme një tjetër test miqësor në prag të startit të sezonit të ri, teksa kësaj here ishin maliqarët që triumfuan me rezultatin 4-1 në shtëpi, falë golave të Elmas, Xakës dhe dopietës së Rajan Lipos. Për Devollin golin e vetëm e realizoi Ibrahim.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"