Tri ekipe kanë shfaqur interes për të, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë nuk tundohet nga ofertat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 12, 2023 | 22:30

Tri ekipe kanë shfaqur interes për të, trajneri i klubit të Kategorisë së Parë nuk tundohet nga ofertat

Klodian Arbëri nuk tundohet nga ofertat. E kanë kontaktuar dy klube të Kategorisë së Parë dhe një tjetër në Maqedoninë e Veriut. E megjithatë, u ka thënë “jo”. Fillimisht po pret rinovimin me Tomorin dhe së dyti ende nuk ndihet gati për një eksperience të re.

Arberi

Këtë trajneri e zbulon edhe në një deklaratë për “Panorama Sport”: “Kam marrë tri oferta gjatë kësaj kohe. Janë dy ekipe të së Parës, si dhe një skuadër e sapongjitur në elitën e futbollit maqedonas. Interesimi i tyre më gëzon, pasi e shoh si vlerësim për punën e deritanishme. Arsyet e refuzimit tim lidhen me një detaj të thjeshtë, që unë e ndaj në dy faza.

Fillimisht kam kërkuar që të respektoj marrëdhëniet që kam krijuar me donatorët dhe presidentin e Tomorit, futbollistët me të cilët kam bashkëpunuar dhe tifozët e nderuar beratas. Ndërkohë, ende nuk e kam fituar eksperiencën e nevojshme për të lëvizur jashtë vendit.

Si përfundim kam refuzuar çdo ofertë. Sidoqoftë, kam një mesazh për presidencën, duhet të nisin urgjentisht nga puna me projektin e sezonit të ardhshëm futbollistik, pasi në një kohë kur skuadrat e tjera kanë nisur nga puna, më vjen keq ta them, por ne në Berat jemi të vonuar. Me ose pa Klodian Arbërin në drejtim, duhet të sigurohen financat. Pa to nuk hedh dot një hap në ndërtimin e ekipit”.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"